Dy persona janë arrestuar lidhur me protestën e djeshme të opozitës para parlamentit.
Në pranga kanë rënë Jakup Stafa e Dorison Petoku ndërsa një person i tretë është shpallur në kërkim. Sipas policisë, personat në fjalë kanë hedhur mjete piroteknike gjatë protestës.
Ndërsa kreu i PD-së Berisha ndodhej brenda seancës, kreu i Partisë së Lirisë e disa deputetë të opozitës ndodheshin bashkë me qytetarët jashtë parlamentit duke protestuar.