Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i hotelit në Sarandë, arrestohet djali i njërit prej bashkëpronarëve


Djali i njërit prej bashkëpronarëve të hotel ‘Bizantit’ në Sarandë është arrestuar lidhur me shpërthimin e fuqishëm që rrafshoi ndërtesën dykatëshe mëngjesin e djeshëm.

Në pranga ka përfunduar Sotir Çabiri, djali i Spiro Çabirit, i cili ishte prej disa vitesh në gjyq me Dhimitër Evangjeliun për pronësinë e hotelit.

Shpërthimi i fuqishëm mëngjesin e djeshëm rrafshoi hotelin, një nga më të vjetrit në qytet ndërsa tronditi banorët dhe shkaktoi dëme të shumta material rreth e rrotull.