Vendosni fjalën kyçe....

Snowden e quan ‘çmendurinë’ me rrëzimin e UFO-ve shpërqendrim


‘Çmenduria’ mediatike mbi ‘balonat spiun’ dhe objektet fluturuese të paidentifikuara mbi Amerikën e Veriut, fatkeqësisht nuk ka të bëjë me ndonjë kontakt të mundshëm me jashtëtokësorët, por është një panik i krijuar për keqdrejtime politike, tha të hënën ish-informatori i NSA-së Edward Snowden.

“Nuk janë të huaj. Do të doja të ishin alienë. Por nuk janë të huaj. Është thjesht paniku i projektuar, një shqetësim tërheqës që siguron që gazetarët dhe adminstrata të caktohen të hetojnë idiotësitë e balonave e jo buxhetet apo bombardimet, siç është shpërthimi në gazsjellësin Nord Stream”, shkroi Snowden në Twitter.

Gazetari hulumtues, fitues i çmimeve, Seymour Hersh publikoi një shkrim javën e kaluar duke përshkruar se si SHBA-ja e Norvegjia hodhën në erë tubacionet që transportonin gazin natyror rus në Gjermani shtatorin e kaluar. Qeveria amerikane e denoncoi atë si të rremë.

Gjatë disa ditëve në vijim, ushtria amerikane filloi të gjuante ‘objekte’ në qiellin mbi Amerikën e Veriut. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha të hënën se qeveria amerikane ende nuk e di se kush i zotëron tre objektet e rrëzuara gjatë fundjavës. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se nuk kishte ‘asnjë tregues të alienëve apo aktivitetit jashtëtokësor’.

Kirby kishte njoftuar rrëzimin e një ‘objekti në lartësi të madhe’ në brigjet e Alaskës të premten. Avionët luftarakë amerikanë rrëzuan një ‘objekt të paidentifikuar dhe pa pilot’ mbi Yukon në veriperëndim të Kanadasë të shtunën. Objekti i tretë u qëllua të dielën pasdite mbi liqenin Huron teksa i afrohej Miçiganit.

“Teksa autoritetet nuk e dinë ende se cilat janë objektet, ato nuk janë kërcënim”, u tha gazetarëve të hënën Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

“Ata nuk paraqesin një kërcënim ushtarak për askënd në terren. Megjithatë, ato paraqesin një rrezik për aviacionin civil dhe potencialisht një kërcënim për mbledhjen e inteligjencës. Dhe ne do i shkojmë deri në fund”, shtoi ai.