Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama është fshehur, avokati i ka thënë të mos flasë për çështjen McGonigal


Deputetja e Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Frontline” në News24 se qëllimi i vetëm i kryeministrit Edi Rama është të asgjësojë opozitën.

Ndërsa vendimin për përjashtimin nga salla e parlamentit e cilësoi atë një vendim nul dhe antiligjor.

Edi Rama ka tre javë që është fshehur sepse avokati i ka thënë të heshtë, sepse çdo gjë do t’i përdoret. Është një mjet i Edi Ramës nëpërmjet Nikollës për të tentuar ti mbyllë gojën opozitës. Grupi i PD, mblidhet, diskuton për projektligje por edhe për aktivitete brenda dhe jashtë seancës plenare”, tha Vokshi.

Vokshi shtoi se Rama është i vetmi kryeministër në botë që ka emrin 14 herë në një aktakuzë dhe nuk jep dorëheqjen.

Ajo theksoi se ka qenë avokati i kryeministrit i cili i ka kërkuar atij të mos flasë për çështjen McGonigal.

Kërkesa e protestës ishte Edi Rama largohu. Motoja ishte dhe faktet dolën. Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në shesh por edh ato që nuk dolën e kanë të qartë se me McGonigal u vërtetua ajo që opozita ka denoncuar. I vetmi kryeministër në botë që ka emrin 14 herë në listë. Vetëm para tri ditësh Bild shkruante që Edi Rama ka korruptuar një ish-agjent të FBI dhe me kanë kontaktuar shumë. Një kryeminstër që ka emrin në aktakuzë dhe dalin fakte nga gazeta më të mëdha ndërkombëtare…si është e mundur që nuk hep dorëheqjen. Gazetarët kanë investiguar dhe ka shumë detaje të tjera, dhe fakte të lidhjes mes Edi Ramës, korruptimi që ai i ka bërë Mcgonigal. Kjo tregon se Rama është kryeministri më i korruptuar. Edi Rama ka tre javë që është fshehur sepse avokati i ka thënë të heshtë, sepse çdo gjë do t’i përdoret”, tha ajo.