Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është liruar nga akuzat për ryshfet ndaj dëshmitarëve të thirrur për të dëshmuar mbi akuzat e ngritura ndaj tij për mardhënie seksuale me një të mitur në festat e zhvilluara nga ai, sipas BBC.
Manjati miliarder, 86 vjeçar, u akuzua se i paguante vajzat e reja të show-girls dhe pjesmarrësve të tjerë, për të dhënë dëshmi të rreme për festat e supozuara “të tërbuara.”
28 të pandehurit e tjerë u liruan gjithashtu – mes tyre kërcimtarja marokene Karima El Mahroug, e njohur si Ruby, e cila u përfshi në një çështje të mëparshme të Berlusconit, i cili është përballur me shumë çështje gjyqësore.
Ruby dhe ai mohuan të dy të kenë pasur marrëdhënie seksuale dhe ajo mohoi të ketë qenë ndonjëherë prostitutë.
Në çështjet e tij të ndryshme gjyqësore, ai ka mohuar keqbërjen, duke akuzuar prokurorët se kanë ndjekur një hakmarrje politike ndaj tij. Ai këmbënguli se festat – të përshkruara nga disa si “orgji” – ishin në fakt darka elegante.
I vetmi gjyq i Berlusconit që përfundoi me një dënim ishte dënimi i tij për mashtrim tatimor në vitin 2013. Duke pasur parasysh moshën e tij, drejtësia italiane e trajtoi me butësi – ai bëri një vit shërbim në komunitet në një shtëpi kujdesi pranë Milanos.