Vendosni fjalën kyçe....

Alimehmeti: Protestat e opozitës u bëjnë jehonë shqetësimeve të qytetarëve, s’do ndalen


Anëtari i Këshillit Kombëtar të  PD-së Ilir Alimehmeti komentoi mbrëmjen e sotme zhvillimet e fundit në vend, protestat e opozitës si  dhe aksionin e saj.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ai tha se protesta kanë rifilluar për të rikhyet shërbimet e merituara te qytetarët duke shtuar se qeveria nuk e dëgjon zërin e qytetarëve.

Alimehmeti shtoi se protesta s’do ndalen e aksioni opozitar do vijojë.

“Tensioni është krijuar për të rikthyer shërbimet e merituara te qytetarët. Sistemi këtu nuk dëgjon atë që po i thuhet nga popullata. E vetmja metodë që ka populli është duke ngritur zërin përmes disa lloje protestash që nuk janë të dhunshme. Tensione ka edhe në ndeshje futbolli kur krijohet një masë e madhe njerëzish. E rëndësishme është që është për rrjedhojë të një sjelljeje. Ky nuk është akti i parë në këtë rast. Kjo është si shurdhësia gjyqsore. Ne si qytetarë të thjeshtë e dimë që duhet të kalosh një  kalvar për të marrë të drejtën në këto institucione. Protestat janë reagime, nuk janë zgjidhje, ajo vjen nga organet përkatëse. Sa i përket McGonigal atë e ka marrë Kongresi në Amerikë.

Në krahun tonë ka një urtësi, po flitet për zyrën e Kryeministrit këtu, si ka mundësi që këtu ka heshtje dhe as nuk diskutohet ky element. Të gjitha këto reflektohen në kurrizin tonë. Ne këtu marrim një njollë sepse aty flitet për Shqipërinë. Meqenëse kryeminsitri është në detyrë, ndryshe me raste kur kryeministrat janë dorëhequr deri sa kanë vazhduar hetimet dhe më pas janë rikthyer. Kaq po kërkohet. Në momentin kur funksionet e shtetit nuk funksionojnë njerëzve u mbetet vetëm protesta.” – tha Alimehmeti.