Vendosni fjalën kyçe....

Do jetë i pranishëm në protestën e 3 marsit, Meta: Çështja e vulës, është çështje e demokracisë


Kreu i PD, Sali Berisha njoftoi se më 3 mars ditën në të cilën Gjykata e Apelit do të japë vendim për vulën e PD-së, do të mbahet protestë kombëtare, ,

. Nisur nga kjo, edhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta konfirmoi se do ti bashkohet kësaj proteste dhe shtoi se çështja e vulës, është rreziku i demokracisë.  

 “është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes ‘Rama-forma’”. shtoi Meta tha ndër të tjera.

Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë, e pluralizmit. Është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër. Kjo është drejtësia e Surrelit.

Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhen bedela të Ramës dhe McGonigal-ëve.

Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembanë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie. Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, tha Meta