Vendosni fjalën kyçe....

Gazeta zyrtare e PD i bën jehonë analizës së hollë ekonomike të ekspertit Luiz Ejlli (Video)


Gazeta zyrtare e PD-së, RD,  i ka bërë jehonë një analize të hollë ekonomike të këngëtarit Luiz Ejlli, i cili aktualisht është banor i programit Big Brother Vip në Top Channel.

RD shkruan se ‘Ejlli ka reaguar me kritika të ashpra për realitetin ku ndodhet vendi, që sa vjen e përkeqësohet’.

Gjatë analizës së tij, këngëtari thekson se vendi po përballet me probleme të shumta që sa vijnë e përkeqësohen ndërkohë që askush nuk mban përgjegjësi për këtë.

Ejlli pohon se Shqipëria nuk ka qenëkurrë me keq teksa thotë se askush nuk e di se si do bëhet më tej teksa në vend ka njerëz që nuk kanë bukë të hanë ndërsa shton se ka jetuar në Paris dhe se çmimet e apartamenteve në Tiranë janë dyfishi.

Me poshtë mund të ndiqni dhe pjesë nga analiza e ekspertit Ejlli.

 

“Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet. Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush. Ky vend nuk bëhet. Se si do të bëhet askush nuk e di. Më keq nuk ka qenë. Ke njerëz që nuk kanë bukë të hanë dhe ke çdo ditë kulla që lulëzojnë në Tiranë me nga 7-10 mijë euro m2. Kush i blen? Kush i ndërton? Përditë duke lulëzuar këto kompani. Kam jetuar në Paris, e di sa janë çmimet e apartamenteve atje dhe e di sa janë te liqeni. Janë të frikshme. Janë dyfish te liqeni. Kush i blen? Kush i kontrollon? Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamarierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik.” – thotë Ejlli.