Vendosni fjalën kyçe....

Irlanda heq ‘vizat e arta’ për të mbajtur jashtë kinezët


Irlanda po mbyll Programin e sjj të Investitorëve Emigrantë (IIP), i cili ofron viza për shtetasit jashtë BE-së në këmbim të investimeve në vend, njoftoi të martën Departamenti Irlandez i Drejtësisë.

Sipas deklaratës, aplikimet për atë që njihet gjerësisht si ‘viza e artë’ nuk do pranohen më nga Dublini duke filluar nga e mërkura.

I themeluar në vitin 2012, IIP u ofroi rezidencë irlandeze shtetasve jo të BE-së me një pasuri personale prej të paktën 2 milion eurosh nëse ata investonin të paktën 1 milion euro në Irlandë për të paktën tre vjet. Programi ka miratuar rreth 1.25 miliardë euro investime që nga fillimi i tij, sipas të dhënave të qeverisë.

Programi dominohej nga aplikantë të pasur nga Kina, të cilët përbënin rreth 1,458 nga 1,547 aplikimet e miratuara deri në qershor të vitit të kaluar. Sipas Irish Times, ky fakt bëri që zyrtarët e departamentit të drejtësisë të rekomandonin që aplikimet e reja të ndaloheshin përkohësisht.

“Është e rëndësishme që ne t’i mbajmë të gjitha programet në shqyrtim, duke përfshirë çdo implikim për politikat më të gjera publike, siç është përshtatshmëria e vijueshme e këtij programi për përdorim kulturor, social dhe ekonomik,” tha ministri i Drejtësisë Simon Harris, duke njoftuar masën.

Ai vuri në dukje, megjithatë, se aplikacionet që janë dorëzuar para 15 shkurtit do vazhdojnë të shqyrtohen. Aktualisht janë rreth 1,500 aplikantë që presin një vendim. Projektet që tashmë janë miratuar në kuadër të programit gjithashtu nuk do preken.

Të ashtuquajturat ‘viza të arta’ përdoren nga vendet në mbarë botën për të tërhequr investime të huaja. Megjithatë, disa e shohin praktikën si rrezik përsa i përket sigurisë, pastrimit të parave dhe evazionit fiskal.

Vendimi i Dublinit për t’i dhënë fund programit të tij vjen një vit pasi Britania e Madhe anuloi planin e saj të ngjashëm, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare dhe popullaritetin në rritje të programit në mesin e shtetasve rusë.