Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Thelbi i marrëdhënieve me qeverinë shqiptare shumë i mirë, dallimi im me Ramën është për ‘Ballkanin e Hapur’


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka vlerësuar si shumë të mira marrëdhëniet mes qeverisë së drejtuar prej tij dhe qeverisë së kryeministrit Rama.

Gjatë një interviste në emisionin ‘Opinion’ ai tha se mes dy vendeve janë arritur shumë marrëveshje, ndërsa pohoi edhe disa dallime me kryeministrin e Shqipërisë Rama ku theksoi projektin e ‘Ballkanit të Hapur’.

“Thelbi i marrëdhënieve mes dy qeverive tona është shumë i mirë. Kemi bërë mbi 40 marrëveshje, kemi pasur mledhjen e dy Kuvendeve dhe jemi duke bërë hapa gjigantë në zbatimin e atyre marrëveshjeve. Kosova e bën zhdoganimin në Durrës e Porto Romano, qarkullimi i lirë Kosovë-Shqipëri në muajt e verës çdo vit, etj. Dallimi më i njohur publikisht mes meje e Ramës janë raportet në Ballkanin Perëndimor. Projekti Ballkani i Hapur nuk është mjaftueshëm demokratik e evropian.” – tha Kurti.

Ai foli më tej edhe mbi planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duke thënë se përfundimi i tij dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë.

“Plani franko-gjerman ka ngelur të negociohet. Është një bazë e mirë për negociatat e mëtejshme. Ne e pranojmë në parim, duhet të negociojmë e më pas ta shndërrojmë në marrëveshje, sidomos për sa u përket garancive ndërkombëtare. Propozimi është i bazuar në koncepte universale shumë të mira.” – shtoi Kurti.