Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta sërish iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër në orën 10:00 para Parlamentit për të mbrojtur me çdo kusht republikën parlamentare.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shkruan se Kuvendi nuk mund të kthehet në një zyrë noteriale për kryeministrin Rama.
“Kuvendi nuk mund të jetë kurrë një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim.
Prandaj nesër, në ora 10:00, të gjithë së bashku përpara Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare”, shkruan Meta.