Një kamera sigurie ka kapur çastin e tërmetit shkatërrimtar të së hënës së shkuar në Turqi.
Videoja e pashfaqur deri tani shfaq çastin e tërmetit në qytetin Kahramanmaras, pranë të cilit ka qenë edhe epiqendra e tërmetit.
Para lëkundjeve të fuqishme, në qiell shfaqen drita të forta që shkreptijnë dhe ndriçojnë gjithçka.
Nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë juglindore e Sirinë veriore janë raportuar deri tani mbi 35 mijë viktima, dhjetëra mijëra të lënduar e qindra mijëra të zhvendosur.