Vendosni fjalën kyçe....

Të pathënat e një shkrimi të sponsorizuar


Nga Evi Kokalari

Hit piece kundër meje, e mirë-koordinuar nga Gary Kokalari, CNA, Belind Këlliçi, Baton Haxhiaj, Mero Baze.

Muaj më parë, kur unë ekspozova manipulimet e Belind Kelliçit, CNA që m’u kthye kundër sepse ka një urrejtje të pashpjegueshme për Flamur Nokën kështu që donte Kelliçin, (kjo qe realisht arsyeja pse m’u kthye – zot na rujt’), së bashku me Kelliçin vetë, dhe Gary Kokalarin që urren Berishën në përjetësi, ose siç thote Guy Lawson në librin e tij War Dog “i fiksuar pas kryeministrit Sali Berisha … megjithëse obsesioni nuk përshkruante thellësinë e urrejtjes që Kokalari ka për te”, filluan një fushatë për të cilën, pronari i CNA-së është shprehur: “prit se do ta shikoni çfarë do t’i bëjmë Evi Kokalarit në Amerikë”.

Siç u shpreh vetë pronari i CNA-së, komploti i tyre ishte të bënin artikuj shpifës për “parregullsi” nga ana ime për ndihmën që i dhashë PD-së, dhe ta klasifikonin atë si lobim jo-legal dhe në ndihmë të Berishës në Amerikë. Që të gjithë që kanë qenë mpleksur në këtë mashtrim, kanë qenë të vetedijshëm për çfarë po bënin.

Kështu filloi fushata e artikujve të botuara në anglisht nga CNA, Gazeta Tema, dhe Albanian Post e Baton Haxhias. Kryestrumbullari ishte vetë Gary Kokalari, i cili do t’i dërgonte artikujt ku të mundte për botim, “ekspozim” për të më bërë dëm me drejtësinë amerikane, serish – për inat të Berishës!

Berisha vet ishte shumë pasiv ndaj ngjarjes, dhe e klasifikoi si diçka personale timen me Kelliçin. Në fakt, e vetmja gjë personale në këtë kaos ishte desinjimi i tij dhe i familjes së tij si ‘non-grata’. Lufta ime kundër Kelliçit nuk ishte aspak personale, por ishte sepse  binte ndesh parimeve konservatore. Ishte pikërisht gjatë kësaj periudhe që kuptova që Berisha nuk kishte ndërmend të bënte ndryshime në PD.

Ndërkohë, nuk kam problem të ballafaqohem me asnjë institucion në Amerike, sepse s’kam bërë asgjë kundër ligjit. Erdha në Shqipëri të flas për konservatorizmin, dhe këtë e bëra deri në fund, dhe akoma besoj që vetëm një rrymë e fortë konservatore do ta shpëtojë opozitën, që Rama të cilin Gary Kokalari e adhuron dhe nuk e shan kurrë, së bashku me McGonigal, u munduan ta shkatërrojnë plotësisht.

Ama disa pika dua t’i theksoj sot:

1- Berisha PD-në nuk e ktheu kurrë në parti konservatore, dhe për më tepër, për pazaret e veta (rasti Kelliçi), më la mua në baltë kur i kërkova të ndalonte këto shpifje të rrezikshme. Këtë do e kem shumë të vështirë ta harroj.

2- Gazeta Tema, CNA dhe Albanian Post do hidhen në gjyq. Deri tashti nuk mundesha sepse duhet të verifikonim dëmin që këto artikuj shkaktuan. Tani dëmin e kemi. Fakti që artikulli i bazuar në shkrimet e tyre është në Amerikë, mund të më japë mundësinë t’i hedh në gjyq dhe këtu. Që të tre kanë vepruar me dashje dhe vetëm me një qëllim – të krijojnë dëme ndaj meje në Amerikë. Por mos harroni, së shpejti do jem ne Shqipëri, dhe këta do jenë frymëzimi im për t’i fituar zgjedhjet e 2025. Pjesë e moçalit janë dhe ky moçal do të pastrohet!

3- Gary Kokalari do ekspozohet për lidhjet e tij me qeverinë e korruptuar të Edi Ramës. Gary Kokalari ka mbrojtur Sorosin, Veliajn dhe vazhdon mban gojën mbyllur për korrupsionin e Edi Ramës me McGonigal. Gjithashtu, kur është hera e fundit që Gary Kokalari ka folur për inceneratorët e Veliajt dhe të Ramës? Kur ti thua se je kundër korrupsionit por mbyll sytë ndaj korrupsionit aktual në Shqipëri, të bën ty pis, dhe Gary Kokalari është krijesë e të njëjtit moçal, dhe do të ekspozohet në tërësi.

Ndërkohë, artikulli më poshtë ngre pikëpyetje për gjera që janë më se normale në Amerikë. Gazetari vë theksin qe jam gjithë kohën në median shqiptare, apo në evente të Republikanëve. Okay, po pastaj? Ku është gabim këtu? Apo që i dhurova para Republikanëve? Okay, të gjithë e bëjnë, po pastaj? Apo udhëtova shpesh në Shqipëri. Po atje kam lindur. E pastaj? Ngre gjithashtu pikëpyetje si i paguaj? Po mirë, në mënyrë që ta analizosh këtë duhet të dish nga afër biznesin por dhe jetën time private. Vazhdon aludon (në fakt aludimi është i Garyt se mi ka pyetur këto gjëra më parë), se çfarë biznesi kam bërë mbas 2019. Në fakt, në 2019 fillova të merrem me politikë, por janë shumë të trashë që ta bëjnë lidhjen, dhe real estate ishte më shumë menaxhim i çfarë kishim deri atëherë, që e bëj dhe sot, hiq dy a tre shitje. Ky flet për shtëpi me qira, por nuk kupton që me qira japim vetëm apartamentet tona. Ky flet për shitje të vogla, por nuk kupton sa është pagesa kur shet asete mbi $20-$30 million. Ku është problemi këtu?

Në fakt, pyetjet e këtij ishin tmerrësisht qesharake, sepse fola gjatë me të dje. P.sh. në telefon më pyeti, pse nuk raportove udhëtimet tek Dep. i drejtësisë? Kjo më bëri të qesh dhe ja thashë, ti e ke seriozisht këtë pyetje? Pse duhet të raportoj? Nuk e dija që jetojmë në Stasi Germany!

Ndërkohë, dhe pse materialin e ka, nuk thotë që nga dita që erdha me foltoret, pra që nga shtatori i 2021, kam dhuruar shumë pak para Republikanëve, dhe ato thjeshtë disa mikeshave të mia të Kongresit që s’kanë folur kurrë dhe se kane idenë kush është Berisha. Por faktet nuk i interesojnë gazetarit. Në mendjen e tij, ai vazhdonte me konkluzionet e Gary Kokalarit, që unë ndihmova Berishën në lobim dhe të gjithë historinë, pavarësisht përgjigjeve që mori nga shumë njerëz, vazhdoj i ra gozhdës që ja kishte bërë gati Gary Kokalari. Edhe titulli, aludon që ndërkohë që paska bërë ‘fundraisers’ për Zeldin etj, kam avancuar çështjen e Berishës. Gazetari i kishte datat e të gjithë eventeve që kam bërë për të gjithë këta emra, dhe që të gjitha kanë ndodhur përpara qershorit të 2021. Pra faktet i kishte sepse mi konfirmoi mua në telefon, por me dashje i deformoi në artikull që të shtynte narrativën e Gary Kokalarit.

Ne (unë dhe miqtë e mi), kemi 3-4 ditë që tallemi me këtë nivel gazetaresk. Gazetari ka që javën e kaluar që merr miq dhe kolegë në telefon, dhe të gjithë kemi thënë të njëjtën gjë: “Ky është në ‘political hack’, që është bërë viktimë e obsesionit skizofrenik të Gary Kokalarit për Sali Berishën.

Në fakt, Gary Kokalari është mbret i spekulimeve, diçka që është vërejtur në letrat e gjyqit të Shkëlzen Berishës kundër Guy Lawson këtu në Amerikë.

Çfarë nuk kuptojnë individ si Gary dhe gazetarë të dorës së dytë si ky i artikullit, është që këta po jargavisen për një artikull mbushur me spekulime, ama ky artikull lind dhe vdes me këtë portal sepse nuk e lexon njeri. Gary Kokalari harron se sa gazetar dhe pronar medias njoh dhe sa miq kam në Amerikë, dhe si e tillë, këtë betejë NUK DO ta fitojë. Madje, për mua, kjo betejë sapo ka filluar.

Në fakt kjo luftë është luftë e të djathtës kundër djallit, e të mirës kundër të keqes. Dhe person më negativ, me energji më të errët se Gary Kokalari, që nuk e ka problem të sakrifikojë dikë të fisit të vet për inatet e tij ndaj Berishës, nuk mund të gjesh.

Por, do kalojë dhe kjo, dhe së shpejti do triumfojmë.

https://www.thedailybeast.com/rep-george-santos-bestie-evi-kokalari-is-tied-to-ex-albanian-pm-sali-berisha?ref=home