Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Familjarët e viktimave të 21 janarit kallëzim në SPAK ndaj Sali Berishës, sjellja e opozitës ka lidhje me këtë


Kreu i grupit parlamentar të PS-së Balla tha gjatë seancës se shumica propozon 12 orë për mocion me debat lidhur me kërkesat e deputetëve të opozitës.

Ai pohoi gjithashtu se familjarët e katër viktimave të 21 janarit ndodhen në SPAK ku po kallëzojnë kreun e PD-së Berisha pë vrasje dhe se sjellja e deputetëve të opozitës ka të bëjë pikërisht me këtë zhvillim.

“Propozimi ynë është 12 orë për mocion me debat. Besojmë se janë të mjaftueshme për zhvillimin e një mocioni me debat. Ne e dimë skenari është një skenar që ndodh çdo seancë. Ndërkohë që sot familjarët e personave të vrarë më 21 janar janë në SPAK për depozitimin e një kallëzimi penal, ne do të jemëi në këtë situatë në Kuvend. Ndërkohë që familjet 21 janarit akuzojnë Sali Berishën për vrasje në bashkëpunim kjo situatë do të ndodhë. Merrni dhe lexoni një nen të rregullores se cili është shkelur. Po mbroni një deputet që vinte në seancë i pijshëm me një bilbil në gojë! Jemi dënuar edhe ne në atë kohë.” – tha Balla.