Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Mocioni me debat u vendos më 2 mars për shkak të agjendës së kryeministrit


Kreu i Grupit Parlamentar 9 Partisë Socialiste, Taulant Balla ka sqaruar jashtë ambienteve të Kuvendit pas përfundimit të seancës vendosjen e datës 2 mars për mocioni me debat për çështjen McGonigal-Rama

Balla deklaroi se seanca do të mbahet në 2 mars për shkak të agjendës ndërkombëtare të kryeministrit ndër arsye të tjera.

Sipas tij çdo deputet gjithashtu duhet të ketë kohën e duhur për t’u përgatitur pasi sipas tij “Kuvendi nuk është fast-food”, por institucion.

Balla ka reaguar edhe në lidhje me videon e publikuar dje nga opozita për vendosjen e një paralelizmi mes situatës së ditëve të fundit në kuvend dhe mënyrës së ngjashme se si PS bënte dikur opozitë.

Sipas tij ata janë munduar të bëjnë një krahasim me 2006 ku PS ka kërkuar që votimi të ishte i fshehtë, kërkesë e cila sot nuk është më e nevojshme për shkak të sanksionimit në rregullore.

Së pari kërkesa për zhvillimin e mocionit me debat ka kërkuar vënien në dispozicion të një dite të plotë ku të hiqen të gjitha çështjet që mund të ketë seanca dhe të jetë e dedikuar, e cila po ta llogarisim nëse flet secili nga 10 minuta I bie rreth 24 orë. Në këtë këndvështrim, ne nuk jemi një fast food, por institucion ku duhet të përgatitet çdo deputet për atë që do flasë.

Opozita 2 marsin e ka ditë të shënuar mendoj se do ishte data më e mirë. Neni 89 në rast se nuk gjendet dakordësia votohet propozimi i kryetarit të Kuvendit.

Në këtë aspekt tashmë nuk ka më asnjë alibi për normalitetin. Koha në dispozicion për tu përgatitur është e mjaftueshme. presim deputetët të jenë prezent edhe pse nuk ka dyshim që nuk është mocioni me debat arsyeja për këtë situatë, por katrani me bojë në krye të PD që nuk lë hapësirë.

Gjej rastin si kryetar i grupit të PS të përshëndes aktin e familjarëve të 21 janarit që për vrasjet e të paktën dy prej të vrarëve që cilësohen si vrasje pa autor, iu drejtuan SPAK që ka detyrimin të marrë kompetencën për hetimin e atij krimi shtetëror.

Janë munduar të bëjnë një krahasim me 2006 ku ne kemi kërkuar që votimi të ishte i fshehtë. Kjo ishte arsyeja e debatit dhe protestës së opozitës së asaj kohë. Kërkesat për votimin e fshehtë janë kërkesa që nuk janë më të nevojshme t’i bësh sepse janë sanksionuar në Rregullore. Edhe në atë kohë ka pasur përjashtime si deputeti Petro Koçi dhe të tjerë. Pyetja që shtron çdo qytetar është a do respektohen sot rregullat kur kërkesat e opozitës kanë marrë rrugë. Ajo për komision hetimor është në Konferencën e Kryetarëve”, deklaroi Balla.