Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi dhe Berisha kapen duke mashtruar gazetaren e NY Post


Një shkrim i NY Post i gazetares Miranda Devine zbulon se kupola e Foltores po injekton mashtrime në medien ndërkombëtare për të favorizuar politikisht Berishën.

Sipas tezës së Foltores, çështja McGonigal në SHBA ka të bëjë me shpalljen non grata të Sali Berishës.

Shkrimi i gazetares amerikane, në një pjesë të tijën citon deputetin e PD-së Belind Këlliçi të pohojë se ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal hapi hetime të FBI-së ndaj kundërshtarëve politikë të kryeministrit Edi Rama për t’i përdorur më pas për shpalljen non grata të Berishës.

“Sipas Belind Këlliçit, kandidati i Partisë Demokratike të opozitës për zgjedhjet e majit për kryetar bashkie në Tiranë, Shqipëri, McGonigal hapi hetime të FBI-së për kundërshtarët politikë të kryeministrit të Partisë Socialiste Shqiptare, Rama, hetime të përdorura për t’i shpallur ata persona non-grata, të paaftë për të bërë biznes ose për të hapur një llogari bankare në SHBA.” – shkruan NY Post.

Ky është një mashtrim i Partisë Demokratike dhe spekulim i Belind Këlliçit, pasi Aktakuza e prokurorëve amerikanë nuk e përmend askund Sali Berishën po përmend vetëm ish-kreun e PD-së Lulzim Basha dhe dosjen ‘Muzin’.

Ndryshe nga shkrimi i Bild që më pas u asgjësua, shkrimi i sotëm i NY Post, është konfirmimi më i qartë se të gjithë figurat kryesore në PD janë duke manipuluar dhe duke bërë përpjekje të mashtrojnë mediat ndërkombëtare për ta emëruar Berishën si heroin e kësaj historie.

Do e kenë pak të vështire ta bëjnë, jo vetëm pse i nxjerr zbuluar aktakuza e prokurorëve  amerikanë, por edhe sepse kanë lënë shumë gjurmë, duke nisur nga fotot me Agron Nezën e duke përfunduar te akuzat qe kanë bërë ndaj Lulzim Bashës për lidhje me paratë ruse në çështjen Muzin.

Praktikisht janë kapur ‘me gjak në duar’ duke bërë lojën e Edi Ramës, pasi njësoj si ai e kanë akuzuar Bashën pas 9 shtatorit. /Hashtag.al