Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Revolucioni s’është i PD-së po lëvizje e fuqishme qytetare kundër narkoqeverisë së Edi Ramës


Kreu i PD-së Berisha tha se revolucioni që ka nisur nuk bëhet për PD-në po një lëvizje e fuqishme qytetarët e shqiptarëve që s’mund të pranojnë më të vidhen nga ajo e quajti ‘banda rilindase’ e Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur para Kuvendit ai theksoi se qeveria dhe bashkia e Tiranës kanë vjedhur e vjedhin në çdo mënyrë e çdo kohë qytetarët në çdo punë publike duke sjellë si shembull tenderin për rrugën ‘Xhon Belushi’ në Tiranë.

“Ju falënderoj për këtë protestë të jashtëzakonshme në të cilën ju nuk protestoni për disa deputetë të PD-së apo PD-në. Ju protestoni sot për çdo shqiptar i cili ka në vetëdijen e tij të çmuara idealet e lirisë. Jeni këtu për çdo shqiptar i cili beson se parlamenti duhet të jetë tempulli i demokracisë. Ju protestoni për çd shqiptar që beson se aty në parlament ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë. Këta vjedhin natën, ditën, çdo ditëq, çdo javë, çdo muaj e vit. Ata i urrejnë qytetarët, a i shihni ndonjëherë të takohe me ta. Shkojnë te qytetarët njëherë në katër vjet me thasë me euro që ua kan vjedhur ju, për të blerë vota ose që i kanë siguruar nga bandat e tyre, nga narkotrafiku. Ky revolucion s’është i PD-së po një lëvizje e fuqishme shqiptare. Revolucion shqiptar që s’mund të pajtohet që për të vjedhur taksat tuaja, rruga në Shqipëri të ndërtohet 6 deri 10 herë më të shtrenjtë. Punët publike në këtë vend vidhen në masën 70, 80 po ka raste në masën 90 apo 100 përqind.” – tha Berisha.