Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Garda të zbatojë ligjin e të lejojë deputetët e opozitës të hyjnë në Kuvend


Deputeti i PD-së Bylykbashi tha para futjes në seancën e sotme se Garda nuk mund t’i pengojë deputetët e përjashtuar të opozitës që të hyjnë në Kuvend pas ankimimit të bërë në Byronë e Kuvendit për përjashtimin e tyre.

Ai tha se kryeministri Rama po e përdor Kuvendin si mjet represiv ndaj opozitës.

“Siç jeni informuar ndërkohë, është bërë ankim në Byronë e Kuvendit nga deputetët që janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme për përjashtimin nga seanca. Ankimi detyron Kuvendin të pezullojë vendimin dhe  deri në shqyrtimin nga Byroja, deputetët kanë të drejtë të hyjnë e të marrin pjesë në seancë. Kemi kërkuar që të mos oengohen dhe Garda ka detyrën të zbatojnë ligjin e të lejojë deputetët të hyjnë në seancë. Rama po e përdor Kuvendin si instrument represiv kundër deputetëve të opozitës.” – tha   Bylykbashi.