Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Kërkojmë komision hetimor ndaj Edi Ramës për çështjen ‘McGonigal’


Deputeti i PD-së Bylykbashi tha se opozita do kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me çështjen ‘McGonigal’.

Gjatë fjalës së tij në seancë, ai tha se pavarësisht se Rama s’ka ardhur në Kuvend, nuk do arrijë të shpëtojë dhe se pezullimin e një komisioni hetimor mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ai denoncoi gjithashtu shumicën në Kuvend së po përdoret nga Rama për t’u mbrojtur lidhur me korrupsionin e tij me ish-zyrtarin e FBI-së për të asgjësuar opozitën.

“Kërkojmë komisionin parlamentar për korrupsionin e Edi Ramës me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së për të asgjësuar opozitën. Ky parlament e ka detyrim të zbatojë ligjin ndaj misionit të tij për të përfaqësuar qytetarët. Kuvendi nuk e ndalon dot ngritjen e këtij komisioni, vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta bëjë këtë gjë. Kryeministri nuk vjen se ka hall se çdo gjë që do thotë do i  përdoret. Kemi kërkuar mocion me debat dhe janë përjashtuar 12 deputetë të opozitës. Dhunim më brutal se ky s’mund të ketë.” – tha Bylykbashi.