Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët e përjashtuar të PD-së s’lejohen të hyjnë në seancë


Deputetët e përjashtuar të PD-së nuk po lejohen të futen në seancë. Ata qëndrojnë para hyrjes që po mbahet e bllokuar nga efektivët e Gardës.

Në një deklaratë pak çaste më parë, deputeti demokrat Bylykbashi tha se Garda duhet të zbatojë ligjin e të lejojë deputetët e përjashtuar të futen në sallë.

Sipas tij,  ata e kanë  ankimuar vendimin dhe automatikisht përkjashtimi i tyre s’ka vlerë deri në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe shqyrtimin e kërkesës së tyre.