Vendosni fjalën kyçe....

John Schindler shfryn opozitën: Burimet e mia të informacionit janë nga Shqipëria


John Schindler autori i shkrimit ku në Washington Examiner thoshte se McGonigal i ka vënë gjoba Shefqet Kastratit dhë Samir Manes pranon në shkrimin e sotëm se është informuar nga burime shqiptare.

Ai shkruan të zezë mbi të bardhë se nuk ka kryer asnjë verifikim të informacioneve që publikoi dhe se korporata “Kastrati” e ka përgënjeshtruar me letër zyrtare.

Ky pretendim nuk mund të verifikohet, por unë mund të dëshmoj se mashtrimi – që tregon shqiptarët e pasur të dokumentuar me sanksione të FBI-së me emrat e tyre – është i njëjti modus operandi me të cilin burimet shqiptare më thanë se McGonigal dhe rrjeti i tij u përpoqën t’i shantazhonin ata. Vini re se pretendimi për Kosovën pretendon përfshirjen e zyrës së atasheut ligjor të FBI-së në Tiranë, që, nëse është e vërtetë, do të thotë se problemi i korrupsionit i byrosë është më shumë se McGonigal”-shkruan Schindler.

E megjithatë ky ekspert i supozuar i sigurisë vijonte sot të përmendte dhe emra të tjerë biznesmenësh, pa asnjë provë pa asnjë verifikim.

Siç dhe u raportua më herët në Hashtag.al Schindler nuk është thjesht një ish-punonjës i NSA-së, por është një ish-punonjës i këtij institucioni, i shkarkuar si adoleshent nga detyra.

Në vitin 2014,  z. Schindler dërgonte foto të penisit të vet (kliko këtu), një shtetaseje amerikane në Twitter./Hashtag.al