Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Opozita fjalën ka, nëse ia hiqni na ngelen vetëm t’ia thyejmë karriget kokës njëri-tjetrit


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend ka reaguar ashpër, duke u shprehur se opozitës i është e hequr e drejta e fjalës.

Kryemadhi theksoi se në një rast të tillë nuk mund të imagjinohet se çfarë mund të ndodhë dhe se situatat tensionuese janë të paparashikueshme.

Opozita ka të drejtën e fjalës, imagjinoni kur ia hiqni…Na ngelen vetëm karriget t’ua thyejmë kokës njëri-tjetrit”, tha Kryemadhi.