Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama përdor ministrat për të firmosur kontrata, te inceneratori i Tiranës “do e hajë kallup”


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi deklaroi deklaroi se Kryeministri Edi Rama do e pësojë nga me firmën që ka dhënë për inceneratorin e Tiranës.

Kryemadhi tha se Rama përdor ministrat për interesat e tij. Sipas saj ai asjëherë nuk ka firmosur për kontrata të mëdha dhe një gabim e bëri duke firmosur për inceneratorin e Tiranës, për të cilin deputetja e PL-së foli në zhargon duke thënë se “kryeministri aty ka për ta ngrënë kallup”.

E kuptoj shumë mirë qëndrimin tuaj ndaj grave ministre. Jam dakord kur thoni; jam krenar ku punoj me zonja. Dhe unë jam krenare kur punoj me gra luftëtarë. Nuk jam dakord kur gratë nënshtrohen për qejfet e kryeministrit, që firmosin për kontratat e tij apo për kontejnerët e banave dhe brenda ka drogë. Nuk jam dakord kur përdoren ministret dhe ministrat për interesat e Ramës, qoftë për t’i çuar në vizita jashtë shtetit apo në bisedime të fshehta që e dini mirë. Nuk jam dakord kur gratë përdoren në mënyrë më primitive, edhe për Portin e Durrësit. Pse nuk firmosi kryeministri juaj? Nuk jam dakord për ato që firmos. Vetëm një gjë firmosi ai, inceneratorin e Tiranës. Aty ka për ta ngrenë kallup siç e ka qejf ai. Gratë e forta mbrohen edhe kur nuk i kanë burrat e fortë.”, tha Kryemadhi.