Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama të vijë t’u përgjigjet 13 pyetjeve të opozitës për ‘McGonigal’, edhe po e mbylli këtu, në SHBA s’e bën dot


Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha se kryeministri Rama nuk do arrijë dot ta mbyllë çështjen me SHBA-në edhe nëse ia del mbanë që ta mbyllë në Shqipëri.

Ajo tha se deputetët e opozitës do i drejtojnë 13 pyetje kryeministrit Rama lidhur me çështjen McGonigal duke i kërkuar që të vijë në Kuvend për t’u përgjigjur.

Kryemadhi tha gjithashtu se opozita ka të drejtën e fjalës dhe se shumica po bën çmos që t’ia heqë.

“Opozita ka të drejtën e fjalës, imagjinoni kur ia hiqni. Edhe po të mos doni ta hetoni ju, të jeni të bindur se do e hetojnë ndërkombëtarët. Për procedurë po flas. Po flas për procedurat e tua që t’i i shkel. Rama në dash të vijë, në dash jo. Ai këtë punë e mbyll këtu me ne, por me Amerikën nuk e mbyll dot, se ka fut turinjtë aty ku nuk duhej. E mirëkuptoj Ramën që nuk e përballon dot. Nuk kemi për ta varur, as për ta vrarë, janë 13 pyetje, të vijë të përgjigjet. S’di të përgjigjet? Atëherë të japë dorëheqjen. Ermonela kjo është bërë si ajo: Në ato maja rripa-rripa, një hera ma hipe dy herë ta hipa.” – tha Kryemadhi.