Drejtuesja e seancës së sotme në Kuvend, Ermonela Felaj, njoftoi në mesditë nga salla e parlamenti se mocioni me debat për aferën McGonigal të kryeministrit Edi Rama do të zhvillohet më datë 2 mars.
“Kërkuat që pjesë e rendit të ditës të jetë mocioni me debat. Meqënëse kryetarët e Grupeve parlamentare nuk janë mbledhur për ta caktuar ditën e zhvillimit të kësaj, me cilësinë e Nënkryetares së Kuvendit ju propozoj një datë të mbajtjes së mocionit me debat që është edhe brenda afatit, 30 ditë brenda paraqitjes së kërkesës.
Kërkesa për mocion me debat është paraqitur më datë 2 shkurt. Është protokolluar më datë 3 shkurt, që do të thotë se brenda datës 2 mars ne duhet ta zhvillojmë. Kush është dakord për këtë propozim? Votojeni hapur.
Kush është dakord që mocionit me debat që i janë bashkuar edhe interpelanca dhe të gjitha pyetjet për të njëjtën çështjen, do të zhvillohet më datë 2 mars. Kush është dakord? Votohet me karton.
Mocioni me debat sëbashku me interpelnacën urgjente do të mbahet në datën 2 mars,” vendosi Felaj.