Vendosni fjalën kyçe....

ME FOTO/ Mbështetësi i PD-së vjen në protestë majë kalit e kostum popullor


Një mbështetës i PD-së ka ardhur në protestë para parlamentit me kalë dhe kostum popullor.

Ai i kërkoi kryeministrit Rama që të largohet një minutë e më parë nga detyra.

“Du me i tregu Edi Ramës të vijë të na shikojë, ku jetojmë, pa asnjë punë. Unë i them Edi Ramës largohu, se boll ke ndejt. Edi Rama tha do largohem kur du unë e jo kur vendos populli. I drejtohem Evropës, Amerikës, si ia kanë dhënë gjithë këtë pushtet Edi Ramës, ka vjedh vendin, ka terrorizu popullin. I bëj thirrje të shkojë vula ku shkon populli. Alibeaj e Basha na kanë mashtruar e kanë dëmtuar opozitën.” – tha qytetari.