Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Duke shpërndarë video nga fjala e tij në protestën e sotme para parlamentit, Meta thotë se rezistenca e qytetarëve do vijojë deri në triumfin e pluralizmit politik.
“Protestat nuk do të ndalen. Rezistenca qytetare e shqiptarëve nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës, deri në triumfin e pluralizmit politik, demokracisë dhe llogaridhënies”-shkruan Meta.