Rreth 1 mijë efektivë policie janë në gatishmëri sot lidhur me protestën e paralajmëruar të opozitës para parlamentit.
Perimetri i Parlamentit do jetë i rrethuar nga uniformat blu ndërsa në zonë janë shtuar masat e sigurisë. Pjesë e njësive të gatshme janë ‘Shqiponjat’, FNSH-ja e RENEA, që do qëndrojnë në gatishmëri anash godinës.
Opozita ka thirrur një tjetër protestë sot pas asaj të së hënës. Kreu i PD-së Berisha ka deklaruar se qytetarët nuk do e lejojnë futjen në parlament të kryeministrit Rama, të cilin e akuzon se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për të asgjësuar opozitën.
Seancën e sotme pritet të zhvillohet seanca lidhur me çështjen e lartpërmendur ku pritet të jetë i pranishëm edhe kryeministri Rama.