Rama në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, ka pohuar se McGonigal, i ka dhënë si dhuratë një kapele të FBI.
Kryeminstri Rama ka vijuar me sarkazma përsa i përket akuzave të Berishës, ku thotë se deri dje ishte Sorosi, tani na doli ky.
“Më dha një kapele të FBI-së, dhurata që japin zyrtarët. Dhuratë të cilën e kam.
Sikur shtetet e bashkuara të bliheshin dhe të shiteshin kështu, do ti kishin bërë leckë të gjithë triliarderët e naftës nëpër shkretëtitra. Si mundet kryeministri i një vendi të vogël, të korrptojë shtetin Amerikan.
Sikur Amerika të lobojë kështu, do ishte bërë leckë. Nëse unë do kisha paguar 300 mijë dollarë, ta kisha marrë ameikën për hundësh.
E kuptoni çdo kishin bërë shtetet më të fuqishme, do ta kishin bërë leckë. Nuk ka zot në tokë ta blejë Amerikën.” tha Rama.