Në vijim të emisionit ‘Opinion’ për sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt, Rama është përgjigjur se ka qënë ai vet që ka filluar Reformën e Drejtësisë, pikërisht për të ndëshkuar ata që shkelin atje ku s’duhet.
“Kur e kam filluar luftën për Reformën në Drejtësi, e kam filluar që drejtësia të ketë në dorë armë që ti nuk i kontrrolon dot, të godasi majtas djathtas.
Kur umurohen këto raste, sepse në aspektin njerëzor me gjithë këta njëerz kam patur mardhënie, por kjo është gjëja që kam kërkuar, kush shkel atje ku sduhet, duhet të përgjigjet.
Kujt i merr koka erë, do ti dalë për zot vet. E kam thënë qysh në çështjen e Saimir Tahirit.”
Rama u shpreh se për sa i përket çështjes së Ahmetajt, nëse prokuroria vërteton se ai është në shkelje, atëhere me shumë keqardhje nuk e ndihmon dot.
“Ahmetaj ka qënë bashkëpuntori im, në qofshin të vërteta, më vjen shumë keq nuk e ndihmoj dot.
Përgjegjësi morale kryeminstri ka, jo kur ministri çmëndet mbas shpinës së tij, por çfarë qëndrimi mban kur çështja del në dritë.”