Vendosni fjalën kyçe....

Rama për çështjen McGonigal: Përmendja e emrit tim në aktakuzë është çështje narrative


I Ftuar në emisionin e Blendi Fevziut, kryeminstri Edi Rama, ka folur mbi çështjen McGonigal, dhe akuzat e opozitës ndaj tij.

Rama ka hedhur poshtë çdo akuzë, duke thënë se opozita e ka kthyer në manipulim ekstrem dhe pa asnjë bazë këtë çështje.

““Çdo gjë ka një cak. Nuk ka shans ta pranoj këtë komision”

Si të gjithë zyrtatrët ka erdhur dhe MGonigal në zyrën time. Cia , FBI, janë komplet ndryshe nga ambasada amerikane.

Ka qenë prezent edhe në raste të tjera.

Ai ka ardhur dhe ka folur për influencën ruse në rajon dhe Shqipëri, por asgjë nuk më ka kërkuar asgjë konkrete për x apo y.

Është çështja e narrativës që ka ngritur akuza. Akuza thotë që ish zyrtari nuk ka raportuar udhëtimet dhe ka marrë para borxh.

Nuk ka kërkuar asgjë nga unë , asgjë nga qeveria.

Shiko konkluzionin e aktakuzës, ka marrë para borxh në konflikt ineteresi me personin tjetër.” u shpreh Rama.