Vendosni fjalën kyçe....

Zbërthimi i “SKY ECC” zbulon bandën e shqiptarëve në Belgjikë, 9 persona arrestohen për trafik droge


Autoritetet belge arrestuan 9 persona me origjinë shqiptare të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

“Përveç gati 100,000 eurosh “cash”, u sekuestruan edhe një numër i madh telefonash inteligjentë, mallra luksi dhe dy armë zjarri”, raporton zyra e prokurorit publik të Flanders Perëndimore.

Aksioni është një pjesë e “Operacionit SKY”.

Në bazë të elementeve nga dosja SKY ECC, policia mori në mbikëqyrje një bandë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Pas zbërthimit të komunikimeve të enkriptuara hetuesit kanë mundur të ekspozojnë mënyrën veprimit të bandës. “Hetimi i gjerë pasues tregoi se aktivitetet vazhduan edhe pas bllokimit të aplikacionit SKY ECC,” thotë zyra e prokurorit publik të Flanders Perëndimore, përcjell media belge.

Të martën e kaluar, u kryen kontrolle në shtëpi në disa adresa në Flandersen Perëndimore dhe Lindore dhe Antwerp. Më shumë se 70 hetues morën pjesë në aksion. Nga operacioni u arrestuan dhe u pyetën gjithsej 13 të dyshuar. “Përveç kësaj, u sekuestruan pothuajse 100 mijë euro “cash”, një makinë numërimi parash, një numër i madh telefonash inteligjentë dhe mallra luksi dhe dy armë zjarri gati për qitje”.

Pesë automjete u sekuestruan dhe në një adresë u zbuluan mbetjet e një plantacioni kanabisi. “Si pjesë e hetimit të pastrimit të parave dhe mbledhjes së parave, rreth 200 mijë euro janë bllokuar në llogaritë e të dyshuarve”, thotë prokuroria publike. Pas marrjes në pyetje, gjykata vendosi arrestimin e 9 meshkujve me origjinë shqiptare. Një grua u lirua me kushte.