Ky lajm me këtë titull kaq bombastik është thjesht një truk dhe karem për t’i sjellë lexuesve tanë një shembull se si po manipulojnë mediat duke hedhur tonelata balte ndaj Dorian Duçkës.
Në fillim ishte Sali Berisha ai që bëri një status ku akuzoi Dorian Duçkën se ishte anëtar i Komisionit të Prokurimeve që i kishte dhënë tenderin e Spitallës, Olsi Ramës. Menjëherë më pas u vërtetua se ky publikim i Berishës ishte një mashtrim.
Personi që ai identifikonte si Dorian Duçka në fakt ishte Gjergji Kosta.
Deri këtu nuk ka ndonjë problem se të gjithë gabojnë.
Por publikimi që Syri.net i bëri këtij statusi pasi ishte zbuluar edhe e vërteta është jo vetëm institucionalizim i mashtrimit por edhe tregues i faktit se ata kanë vendosur tashmë ta kenë përditë Dorian Duçkën tabelë qitje bazuar vetëm në shpifje dhe ngjarje të trilluara.
Për sa më sipër sa herë që Hashtag.al do konstatojë këtë nivel ordiner mashtrimi do u ofrojë lexuesve tituj pikantë si titulli i këtij lajmi./ Hashtag.al