Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një intervistë për Report Tv deklaroi se procesi ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë nuk e përbaltin dot luftën e drejtë të Kosovës.
Basha theksoi se Prishtina e Tirana me përgjegjësinë e tyre duhet të frenojnë lojën e Beogradit për ta nxjerrë agresorin viktimë e viktimën agresor.
“Dekadën e fundit është humbur kohë e mundësi, për përgjegjësinë e Tiranës dhe Prishtinës, nuk kam lënë pa i vënë në pah, për të avancuar në disa aspekte të cilat ndihen në kontroll tonë, që do frenonin lojën e Beogradit për ta kthyer viktimën agresor dhe agresorin viktimë. E dimë që si rrezik i agresionit, spastrimit etnik, kemi mijëra shqiptarë të zhdukur, një prej fushatave më çnjerëzore kundër civilëve të pafajshëm, që u bë fakt përmes operacionit patkoi.
Vlerësoj se me shpirtin e sakrificës që karakterizoi lëvizjen çlirimtare, Adem Jashari, një nga dy shtyllat e Kosovës së lirë. Me sakrificën e qindra mijëra bijave të Kosovës, me sakrificën e UÇK, tashmë vjen edhe një sakrificë tjetër, Thaçi e Veseli, Krasniqi, Selimi dhe të tjerë që edhe njëherë ju duhet të sakrifikojnë nga lira e tyre për tu përballu e më një proces që s’do mund të përbaltë luftën e drejtë të Kosovës”-deklaroi Basha.