Sali Berisha ka akuzuar policinë për terror në bizneset private të deputetit demokrat Agron Shehaj.
Berisha thotë se në dy ditët e fundit policia ka shkuar për kontroll pa asnjë mandat në biznesin e Shehajt.
Sipas Berishës, kontrollet janë politike dhe hakmarrje primitive e Ramës ndaj Shehajt.
Kreu i PD-së thotë se kjo hakmarrje vjen pasi Shehaj i kërkoi dorëheqjen për çështjen “McGonigal”.
Postimi i plotë:
Akt hakmarrës primitiv i Edi Ramës ndaj anëtarit të Kryesisë së PD, deputetit Agron Shehaj.
Të dashur miq, Edi Rama dhe ministri i familjes Çuçi, dy ditët e fundit kanë vërsulur policinë, narko-banditë me uniformë, në kontrolle pa asnjë mandat dhe asnjë motiv ligjor. Pra të poligjeshme në bizneset e tij, duke larguar nga mjediset e punës punonjësit dhe ushtruar terror psikologjik ndaj tyre.
Këto kontrolle janë kryekëput politike dhe vijnë si hakmarrje primitive e Edi Ramës ndaj deputetit të PD, Agron Shehaj vetëm e vetëm se ky i fundit i kërkoi haptas, pas “Rama-McGonigal Gate” në studion televizive dhe në Parlament, dorheqjen e tij të menjëhershme.
Partia Demokratiie dënon me ashpersinë më të madhe këto kontrolle anti-ligjore, banditeske, të urdhëruar personalisht nga Edi Rama, ministri i familjes së tij Çuçi, narko-bandit më uniformë, dhe garanton Edi Ramën se është e shpejtë dita kur do përgjigjet para ligjit, për aktet e tij të hakmarrjes së shfrenuar ndaj kundërshtarëve politik.