Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka reaguar mbi përgjigjet e djeshme të kryeministrit Rama, i cili në emisionin Opinion, të Blendi Fevziut, tha se nuk do të lejonte komisionin hetimor parlamentar, përsa i përket çështjes McGonigal.
Berisha tha se Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit, duke shtuar se as në vendet diktatoriale, nuk ka ndodhur që parlamenti të kthejë ligje.
“Deklaroi mbrëmë se unë nuk ka shans të lejoj komisionin hetimor parlamentar për aferën e shekullit, një nga aferat që ka tronditur në palcë, politikën dhe jetën në SHBA. Në Shqipëri, por në mbarë vendet e lira. Edi Rama nuk ka shans të pengojë të drejtën kushtetuese të parlamentit shqiptar për të krijuar komisionin. nqs ky beson në këtë, provokon në vend destabilizim të plotë. Unë u them qytetarëve shqiptarë kurrë në histori, as në diktaturë, as pas diktature nuk ka ndodhur që Byroja e parlamentit të anulojë ligje. Nuk ka as Byroja politike nuk anulonte ligje që ishte omnipotente,” tha Berisha.
Berisha në fund të deklaratës ftoi edhe njëherë qytetarët që tju bashkohen protestave.