Kandidati i opozitës për Bashkinë e Vorës në zgjedhjet e 14 majit, Indrit Hoxha, ka denoncuar 7 prokurime të kryera nga kjo bashki, për të cilat thotë se janë në shkelje të ligjit.
Hoxha shkruan se të 7 prokurimet kanë të bëjnë me rikonstruksionin në disa shkolla dhe sipas tij janë abuzim i pastër me taksat e qytetarëve.
“7 procedura prokurimesh të kryera nga bashkia Vorë! Të 7 procedurat janë totalisht në shkelje me ligjin e prokurimeve publike! Abuzim i pastër me taksat e qytetareve dhe abuzim me detyrën për interesa korruptiv nga kryetari në detyrë i bashkisë Vorë. Gati 7 dosjet e para për në SPAK! Më 14 maj bëjmë funksionale bashkinë dhe ja rikthejmë qytetareve!”-shkruan Hoxha.