Kosova feston sot 15-vjetorin e Pavarësisë. Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s ndaj Serbisë më 12 qershor 1999, Kosova shpalli më 17 shkuart 2008 zyrtarisht Pavarësinë.
Pas masakrave ndaj popullsisë civile të kryera prej serbëve, NATO ndërhyri duke bombarduar objektiva të shumtë ushtarakë e të infrastrukrurës në Serbi, gjë që çoi në tërheqjene trupave serbe nga Kosova e nisjen e një rrugëtimi të gjatë negociatash që kulmuan me shpalljen e pavarësisë në vitin 2008.
Për ditën e sotme në Kosovë janë parashikuar një sërë veprimtarish që nisin që në orën 8 të mëngjesit deri në Koncertin e Pavarësisë në mbrëmje.
Rrugëtimi i Kosovës në rend kronologjik nga përfshirja në ish-Jugosllavi deri sot
Shkatërrimi i Jugosllavisë
Pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova integrohet në Federatën Jugosllave të liderit komunistit, Josip Broz Tito.
Në vitin 1974 ajo u bë një “krahinë autonome” e Serbisë, një anëtare e Federatës së Jugosllavisë.
Në vitin 1989, ish-presidenti serb Slobodan Millosheviç e reduktoi ndjeshëm autonominë e saj, duke krijuar një represion të dhunshëm. Në vitin 1990, liderët shqiptarë shpallën pavarësinë e Kosovës, të refuzuar nga qeveria serbe. Ibrahim Rugova, “babai i kombit”, krijoi një administrim paralel.
Luftrat e Kroacisë (1991-95) dhe Bosnjes (1992-95) nxitën procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë.
Ndërhyrja ndërkombëtare
Mes viteve 1998 dhe 1999, lufta e Kosovës shkaktoi më shumë se 13,000 viktima, duke përfshirë 11,000 kosovarë dhe 2,000 serbë. Pothuajse një milion refugjatë shkojnë në Shqipëri dhe Maqedoni.
Pas masakrës së Reçakut, NATO ndërhyn në Kosovë me një fushatë bombardimi 78-ditore, që synonte objektivat ushtarake serbe. Forcat serbe tërhiqen nga Kosova më 10 qershor 1999. OKB dhe NATO e vënë atë nën mbrojtje.
Pavarësia
Më 17 shkurt 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë, e njohur menjëherë nga SHBA dhe shumë vende europiane. Nga ana tjetër, Serbia, Rusia dhe vende të tjera si Spanja, e konsiderojnë atë si një precedent shqetësues për rajonet e tyre.
Në vitin 2009 Kosova bëhet anëtare e FMN-së dhe e Bankës Botërore.
Në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e konsideron pavarësinë e saj në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.
Serbia ende nuk e njeh Kosovën, por nga viti 2011 dy vendet janë nëbisedime nën patronazhin e Brukselit.
Veprimtaritë e lajmëruara për kremtimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Në orën 08:00 është mbledhja festive e Qeverisë së Kosovës.
Në orën 08:20, ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës.
Në orën 08:30, homazhe tek monumenti i të pagjeturve.
Në orën 08:45, homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova.
Në orën 08:50, homazhe tek varri i Adem Demaçit.
Në orën 09:50, homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”.
10:30, interpretim i Filharmonisë së Kosovës.
Në orën 11:00, seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.
Në 11:20, nderime tek monumenti i policëve të rënë në detyrë.
Në 11:30, nderime tek Monumenti “Heroinat”.
Në 12:00, parakalimi i FSK-së dhe Policisë së Kosovës.
Në 16:15, ndezja e qirinjve në kujtim të fëmijëve të vrarë gjatë luftës.
Në ora 17:00, pritje shtetërore nga Presidentja Osmani.
Në orën 20:15, Koncerti i Pavarësisë.