Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama mund të japë japë urdhër që finalja e Big Brother Vip të bëhet një ditë para zgjedhjeve


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë për Panorama Tv ironizoi sjelljen e Kryeministrit Rama për çështjen McGonigal.

Kryemadhi u shpreh se Rama është i gatshëm të bëjë çdo gjë që të heqë vëmendjen nga vetja.

Ajo tha se shqiptarët nuk duhet të çuditen nëse Rama do të japë urdhër që finalja e Big Brother Vip të bëhet një ditë para zgjedhjeve në mënyrë që votuesit të qëndrojnë të mbërthyer para ekranit.

“Mos u çudit kur të kesh finalen e Big Brotherit me 13 Maj një ditë para zgjedhjeve me urdhër të Edi Ramës. Që të rrinë shqiptarët të shohin Big Brother”, deklaroi ajo.