Të paktën 38,044 njerëz janë vranë nga dy tërmete të forta që goditën Turqinë më 6 shkurt, tha agjencia e vendit për katastrofat të premten herët.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ishin me qendër në Kahramanmaras dhe goditën 10 provinca të tjera – Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elazig dhe Sanliurfa. Më shumë se 13 milionë njerëz janë prekur nga tërmetet shkatërruese.
Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.
Më shumë se 264,389 personel aktualisht janë duke punuar në terren, tha në një deklaratë Presidenca Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).
Afro 38,044 persona janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti deri më tani, sipas AFAD.
Gjithsej 5,753 personel të huaj nga 67 vende janë duke punuar aktualisht në zonën e fatkeqësisë, tha të premten Ministria e Jashtme e vendit.