Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha në një intervistë për Report Tv foli për herë të parë për çështjen “McGonigal”.
Basha tha se rasti tregon se segmente të politikës shqiptare paguajnë për të hedhur baltë mbi kundërshtarin politik si dhe për çimentimin e pushtetit.
Ish-kreu i PD-së theksoi se e gjithë çështja është një shpifje që bota e mori vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike.
“Njësoj si në rastin ‘McGonigal’ balta e hedhur ndaj meje ka pasur vetëm një funksion: çimentimin e një pushteti që kurrë nuk e ka pasur interesin kombëtar dhe interesin publik si gjëja më e çmuar për t’u mbrojtur por përkundrazi është treguar i gatshëm të përbaltë kundërshtarët politikë interesat e veta personale. Kjo është një shpifje i bashkohet shpifjeve që bota mbarë i ka marrë vesh se janë paguar për qëllime të ngushta politike vetë protagonistët e ngjarjeve i kanë hedhur poshtë”, tha Basha.