Vendosni fjalën kyçe....

Mrekullia në Turqi, nxirren të gjallë pas 260 orësh nën rrënoja tre persona


Pas rasteve të ditëve tyë fundit, një tjetër mrekulli është regjistruar në Turqi ku tre persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat 11 ditë pas tërmeteve shkatërrimtare që goditën vendin e Sirinë fqinje.

12- vjeçari Osman Halebiye dhe dy të rinj, Mehmet Ali Sakiroglu, 26 vjeç dhe Mustafa Avci, 34 vjeç, u nxorrën të gjallë nga rrënojat më shumë se 260 orë nën to.

Djali u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në qytetin qendror Antakya të provincës Hatay, njoftuan mediat lokale të enjten vonë.

Osman Halebiye, një shtetas i huaj, është nxjerrë nga rrënojat e banesës Buket në lagjen Ekinci.