Vendosni fjalën kyçe....

Ofensiva ruse e pranverës ka nisur, s’do bëjmë asnjë lëshim terriorial – Zelensky


Presidenti ukrainas Vladimir Zelensky është zotuar se vendi i tij nuk do bëjë asnjë lëshim territorial apo kompromis me Rusinë pasi Moska dyshohet se ka nisur tashmë ofensivën e saj të parashikuar pranverore. Duke folur për BBC të enjten, ai deklaroi se ‘sulmet ruse tashmë janë duke u zhvilluar në disa drejtime’.

Zelensky vuri në dukje se forcat e Kievit do i frenojnë sulmet e Moskës derisa të jenë në gjendje të nisin kundërofensivën e tyre. Për këtë qëllim, ai përsëriti lutjet e tij për më shumë armë perëndimore, duke i shpjeguar medias britanik se ‘armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton’.

Presidenti vazhdoi të theksoi se Ukraina dëshironte garanci sigurie dhe se çdo kompromis territorial do ta ‘dobësonte’ vendin e tij. Ai gjithashtu këmbënguli se Kievi nuk do të bënte kurrë ndonjë marrëveshje me Putinin sepse ‘nuk ka besim’.

Komentet e Zelenksy-t vijnë pasi zyrtarët e Pentagonit kanë raportuar gjithashtu se Rusia ka dërguar një numër të madh trupash shtesë në zonën e luftimit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin deklaroi të enjten se forcat ruse kanë shtuar zjarrin e artilerisë në zonën e Artyomovsk/Bakhmut – një qytet kyç në rajonin e Donetsk që ka parë disa nga luftimet më intensive në muajt e fundit.