Vendosni fjalën kyçe....

Senatori republikan ironizon Biden: Me avionin 200 milionë dollarësh rrëzoi balonën 12 dollarëshe të grupit të shkollës së mesme


Senatori republikan Ted Cruz kritikoi presidenti amerikan Biden për urdhërimin e një avioni luftarak F-22 për të rrëzuar atë që mund të ketë qenë projekti shkencor i një klubi shkencor në brigjet e Alaskës në fillim të javës së kaluar.

Cruz, ironizoi se vendimi i Biden për të autorizuar avionin luftarak 200 milionë dollarësh për të përdorur një raketë 400,000 dollarëshe për të rrëzuar atë që mund të ketë qenë një balonë prej 12 dollarësh, shërben si një ‘parandalues ​​i fuqishëm’ për nxënësit e shkollave të mesme që ndërtojnë balona shkencore në shtëpi, shkruan Fox.

Komenti erdhi pasi North Illinois Bottlecap Balloon Brigade (NIBBB), një klub me bazë në Illinois, tha se balona e tyre ‘pico’ që po lundronte në brigjet perëndimore të Alaskës u zhduk në të njëjtën ditë që një avion F-22 qëlloi një objekt të paidentifikuar që përputhej me përshkrimin e tij.

“Për të qenë i drejtë, Biden po ofron një pengesë të fuqishme për çdo klub shkencor të shkollave të mesme që mund të përpiqet të pushtojë Amerikën.” – shkroi Cruz në Twitter.

Baloni i klubit, i cili fluturonte në glob, u raportua për herë të fundit të rrinte në lartësinë 11 kilometra më 10 shkurt, mund të ketë qenë një nga tre objektet ajrore të paidentifikuara që Forcat Ajrore të SHBA-së rrëzuan pas autorizimit të presidentit.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha gjithashtu se objektet e rrëzuara së fundmi mund të mos kenë qenë nga Kina ose një vend tjetër i huaj, por ‘mund të kenë qenë thjesht balona’.