Prodhuesi i makinave elektrike Tesla po tërheq 362,758 automjete për shkak të defekteve potencialisht fatale në softuerin e tij ‘Full Self-Driving Beta’, zbuloi të enjten Administrata Kombëtare e Sigurisë së Transportit në Autostrada.
Sistemi thuhet se ‘lejon një automjet të tejkalojë kufijtë e shpejtësisë ose të udhëtojë nëpër kryqëzime në një mënyrë të paligjshme ose të paparashikueshme’ gjë që ‘rrit rrezikun e një përplasjeje’.
Softueri me probleme mund të lejojë makinën të kalojë nëpër një kryqëzim, të mos ndalojë në një tabelë që e detyron të ndalojë ose të hyjë në një kryqëzim pavarësisht një sinjali paralajmërues të verdhë, shpjegoi rregullatori.
Makinat e prekura nga tërheqja përfshijnë Model S, Model X, Model 3 dhe Model Y – tërësia e ofertave të tanishme të Tesla – të prodhuara midis 2016 dhe 2023 dhe të pajisura me programin ‘Full Self-Driving Beta’.
Drejtori Ekzekutiv Elon Musk nuk e pranoi përdorimin e fjalës ‘tërheqje’, megjithatë, vuri në dukje se përdoruesit e automjeteve të prekura do marrin rregullime të softuerit falas përmes valëve duke filluar nga prilli dhe nuk kanë nevojë t’i kthejnë fizikisht makinat e tyre në pikat e shitjes.
Prodhuesi i makinave këmbëngul se nuk është në dijeni të ndonjë vdekjeje ose lëndimi që rezulton nga softueri i tij vetëdrejtues.