Aktivistja Xheni Karaj ka bërë thirrje për protestë para Prokurorisë për të hetuar vrasjen e Xhoit, vajzës nga Kenia e cila u nda nga jeta pak ditë më parë.
Protesta është thirrur për ditën e hënë në orën 17:00.
“Të henën në orën 17:00 mblidhemi para Prokurorisë (tek Mine Peza) për të kërkuar drejtësi për Xhoin, vajzën nga Kenia që u dhunua dhe vra barbarisht. Xhoi u nda nga jeta mizorisht në moshën 21 vjeçare, ndërkohë që krimineli që e vrau endet i lirë rrugëve”-shkruan Karaj.
Vrasja e Xhoit nuk ka ende një autor dhe ngjarja mbetet ende e pazbardhur.