Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar Lulzim Bashën se i ka dorëzuar lista biznesmenësh Ramës për t’ia dhënë McGonigal që t’i vendosin gjoba.
Berisha kërkoi hetimin e skemës për të cilën tha se Rama kërkonte të fuste në dorë skllavërimin e plotë të biznesmenëve.
“Ka tentativë për të zhdukur opozitën, që të sundojë me peqe lepe sa të dojë. George Soros ka luajtur rolin kryesor.
Por do të ndalem një moment, çështja McGonigal është e thellë dhe ne do ua themi shqiptarëve, nuk përfshin vetëm McGonigal. Kush mori pjesë në skemën e gjobvënies, i bëj thirrje FBI të hetojë rolin e Ramës.
Kjo ishte një skemë në të cilën Rama po fuste në dorë në skllavërim të plotë biznesmenët me lista, kësaj radhe të dorëzuara nga Lulzim Basha.
Po të mos ishte skema McGonigal, s’do e kisha të drejtë ta bëjë këtë lidhje para jush, duhet të jesh naiv të mos e bësh këtë lidhje. I bëj thirrje Kongresit të SHBA, FBI dhe DASH se kjo ka qenë, Ju kujtohet kur flisnin për 150 të sanksionuar, çfarë ishte kjo. Kjo ishte bëhuni klientë të McGoniogal, ndryshe jeni të sanksionuar. Nuk është e lehtë kjo betejë. Ju bëj thirrje ju e çdo shqiptari, bashkohu me revolucionin, është një lëvizje së pari për fëmijët tanë, për veten tonë, është një lëvizje për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim kriminal, për tu ngritur kundër mafies shqiptare ndërkombëtare, njerëzit që guxojnë ata fitojnë, të ndershmit nuk dorëzohen kurrë.”-tha Berisha.