Ish-kongresmeni amerikan me origjinë shqiptare Josepf DioGuardi është shprehur kundër dhënies me koncesion të Parkut të Butrintit te Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
Në një letër tijën drejtuar deputetes së PD-së Ina Zhupa, e cila ka qenë nismëtare kundër projektligjit të qeverisë shqiptare, DioGuardi shkruan se Parku i Butrintit duhet të administrohet vetëm nga qeveria shqiptare në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Ai thekson më tej se punuar fort për t’i shpjeguar administratës Biden po edhe ligjvënësve amerikanë mbi veprimet ‘politike manipulative e të paligjshme’ të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.
“Kam investuar shumë nga koha ime për t’i shpjeguar administratës amerikane në Uashington si dhe miqve të mi në Kongres veprimet politikisht manipuluese dhe të paligjshme të ndërmarra nga AADF-ja në lidhje me Butrintin. Jam i bindur se veprimet e AADF-së për të marrë përsipër menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nuk përfaqësojnë as objektivat e politikës së jashtme të qeverisë amerikane dhe as synimin legjislativ të kongresit amerikan.” – shkruan ndër të tjera në letër, DioGuardi.
DioGurardi nënvizon mbështetjen e tij për nismën ligjore të Zhupës e deputetëve të PD-së kundër projekligjit në Gjykatën Kushtetuese ndërsa shton se mund vizitojë Shqipërinë për të marrë pjesë në seancat dëgjmore në Gjykatën Kushtetuese për çështjen në fjalë për të raportuar më pas në SHBA.
Në fund të letrës për Zhupën, ish-kongresmeni shkruan se veprimet e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit nuk përfaqësojnë as objektivat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe as qëllimet ligjore të Kongresit amerikan.
Letra e DioGuardit është publikuar nga faqja ‘Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore’ në Facebook.
“Letra e Kongresmenit me origjinë shqiptare, Joseph Dioguardi, drejtuar deputetes Ina Zhupa ku dëshmon dhe publikisht qëndrimin e tij kundër menaxhimit privat të Parkut të Butrintit. Nëpërmejt angazhimit të tij në Kongresin amerikan dhe UNESCO, konfirmohet dhe njëherë se fondacioni AADF përveç themelimit nuk ka asnjë pronësi publike nga qeveria amerikane, pra përkundër si shitet në Shqipëri, është një fondacion privat.” – shkruhet në postimin e faqes.