Vendosni fjalën kyçe....

Meta: PL faktor vendimtar në zhdukjen e monizmit nga bashkitë


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Ai tha se PL do të jetë faktor vendimtar për largimin e monizmit nga bashkitë e vendit dhe kthimin e këshillave bashkiakë në duart e qytetarëve, pas 14 majit.

Meta u ndal edhe tek skandali McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjet e FBI.

Jemi sot këtu për të vendosur kriteret për 1650 kandidatët e PL për zgjedhjet e 14 majit.

Jemi këtu për të gjitha angazhimet politike, organizative për zgjedhjet vendore ku PL do jetë faktor vendimtar për shporrjen e monizmit nga bashkitë tona.

Pas konstituimit të këshillit, grupi i PL që do jetë i jashtëzakonshëm, fjalën do ta marrin përfaqësuesit e banorëve, ato nën që ky regjim i nxori në rrugë për të ndërtuar kulla për oligarkët e tij. Ata do ë flasin.

Dhe nuk do të guxojë askush në të gjithë Shqipërinë të sillet me shqiptarët në atë mënyrë.

Gjithë bota është tronditur nga skandalet e Ramës, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s.

Nuk pushojnë kanë një muaj, emri i tij lakohet ende nga mediat më të mëdha botërore. kudo flitet për një agjent të lartë që ka turpëruar vendin e tij dhe për korruptuesin e tij.

Edi Rama çke mbjellë ke për ta vjellë”, tha Meta.