Vendosni fjalën kyçe....

Ministri turk i shpëton zjarrit (Video)


Ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca i shpëtoi lëndimit pasi prushi shpërtheu nga zjarri teksa po inspektonte përpjekjet e shpëtimit në provincën jugore të Hatay, e cila u godit rëndë nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit.

Sipas mediave turke, incidenti ndodhi herët në mëngjesin e së enjtes kur zyrtari po fliste me mjekët në një spital fushor.

Grupi kishte ndezur një zjarr për t’u ngrohur, megjithëse prushi shpërtheu papritur në ajër, duke nxjerrë flakë dhe mbetje të nxehtë. Koca dhe të tjerët u hodhën shpejt në vend të sigurt.

Gazetari Adem Metan, i cili ndau një video të incidentit, tha se ekipi i Kocas e kishte informuar atë se ministri ishte i padëmtuar.

Më shumë se 36 mijë persona u vranë dhe mbi 108,000 u plagosën nëprovincat e shumta turke kur tërmetet me magnitudë 7,6 dhe 7,7 goditën më 6 shkurt. Në Sirinë fqinje, fatkeqësia mori më shumë se 5,500 jetë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përshkroi tragjedinë si ‘katastrofën e shekullit’.